E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeplaku, trafik femrash ne Greqi

Sarande- Tentativa per te trafikuar kater femra nga zona e Veriut me destinacion Greqine, ku banonin edhe burrat e tyre, ka cuar ne qeli nje te dyshuar si organizator. Ne kerkim eshte shpallur kryeplaku i fshatit Shendelli ne Sarande, i dyshuar edhe per vepra te tjera penale. Grate kishin paguar nga 1500 euro per te shkuar te burrat e tyre, por policia i ka futur ne "rrjete" gjate nje operacioni. Fillimisht dy te dyshuarit kane shpetuar, por dje policia ka arrestuar Arben Shuipajn, 34 vjec, banues ne fshatin Clirim, 7 km larg qytetit te Sarandes. Ne kerkim mesohet se eshte Petrit Doda, kryeplak, iqe cilesohet si organizatori kryesor i trafikut dhe qe ka marre parate per kete mision te pamundur. Policia ka shperndare fotografine e drejtuesit vendor ne te gjitha komisariatet dhe pikat kufitare, me qellim arrestimin.

Operacioni

Burime zyrtare te policise se Sarandes thane dje per gazeten "KJ" se Arben Shuaipaj, ne bashkepunim me Petrit Doden, kryeplakun e fshatit Shendelli, disa dite me pare kane trafikuar ne Greqi kater femra nga rrethet e Veriut te vendit, kundrejt nje shperblimi prej 1500 euro secilen. Dyshohet se Arbeni, pasi kishte marre ne dorezim te kater femrat ne nje lokal te qytetit te Sarandes, nga nje person tjeter, emri i te cilit ende nuk eshte bere i ditur, dyshohet se ka hyre ne lidhje me Doden, fshati i te cilit eshte prane kufirit. Me ane te mjetit personal, kryeplaku ka nisur udhetimin drejt Greqise, por policia ka ndjekur automjetin per disa ore, pa mundur te vere ne pranga ne momentin e pare te dyshuarit. Kater femrat dhe mjeti me te cilin udhetonin u bllokuan, por te trafikuarat pasi shpjeguan se do te shkonin tek burrat, denoncuan edhe marrjen e eurove nga Doda.

Ndalimi

Policia e Sarandes i ka kerkuar ndihme edhe homologeve greke per arrestimin e Arben Shuaipit dhe Petrit Dodes. Por edhe pse policia ka organizuar disa aksione per arrestimin dy bashkepunetoreve, nuk ka arritur t'i arrestoj. Agjentet e Zyres Antitrafik kane pergatitur dosjen dhe e kane nisur drejt prokurorise nen akuzen e "trafikimit te qenieve njerezore". Shuaipaj eshte arrestuar mengjesin e djeshem dhe eshte izoluar ne qelite e paraburgimit te komisariatit te Sarandes per vepren penale te "dhenies ndihme te kalimit te paligjshem te kufirit ne bashkepunim". Kerkimet tashme mesohet se kane nisur per te dyshuarin tjeter, qe eshte arratisur se bashku me parate.

Kryeplaku, i proceduar me pare

Sipas policise, i kerkuari tjeter, Petrit Doda, qe mbante edhe postin e kryeplakut te fshatit Shendelli, eshte ndaluar edhe disa here te tjera me pare i akuzuar si person qe ka kryer trafik, ndersa nje here eshte perplasur me komandantin e pikes kufitare te Qafe Botes, Enver Mucaj, duke e kundershtuar. Por ne asnje rast policia nuk ka mundur ta mbaje me gjate ne qeli, ndersa tashme kerkohet per nje akuze me te rende.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›