E Diel, 1 Nëntor 2026

Kafshët shtëpiake, shqiptarët shpenzojnë deri në 1500 euro

Shpresa Mezini

Çmimet sipas racës e llojit

Shuma - Çmimet e kafshëve ndryshojnë në varësi të racës. Ato fillojnë nga 20-1500 euro, që kushtojnë kafshët më të çuditshme

Pit Bull - Vendin e parë e zë qeni i racës Pit Bull red noise, i cili shitet nga 280-350 mijë lekë të vjetra

Shih-Tzu - Vendin e dytë e zë qeni Shih-Tzu, racë kubetiane, që kushton 320 mijë lekë të vjetra, ndërsa raca Terrier, 250 mijë lekë të vjetra

Zogjtë - Kanarinat, të cilat kushtojnë nga 20-70 mijë lekë të vjetra, ku më të kushtueshmit janë meshkujt në moshë të madhe

Kavjet - Kavjet kushtojnë nga 10-25 mijë lekë të vjetra, pa përfshirë kafazin, çmimi i të cili është më vete

Krokodili - Një krokodil kushton 1500 euro. Të njëjtën vlerë mund të arrijë edhe një majmun, në varësi të racës apo të moshës

Iguana - Papagajtë që flasin kushtojnë nga 700-1500 euro, ndërsa një iguana kushton nga 300-400 euro

Menytë - Të kujdesesh për një qen duhet të shpenzosh 70 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërsa për një mace 40 mijë lekë

Adoleshentët dhe të moshuarit blerësit kryesorë

Shpresa Mezini

Tendenca e fundit e shqiptarëve është mbajtja e kafshëve shtëpiake apo e shpendëve të ndryshme në ambientet familjare. Personat që frekuentojnë dyqanet e kafshëve në kryeqytet janë të shumtë, ndërsa mosha e tyre varijon, nga më të vegjlit tek të moshuarit. E bukura e kësaj panorame është se është rritur ndjesia e përkujdesjes ndaj tyre. Dyqanet e kafshëve në kryeqytet njihen me emër apo sipas lagjeve, ato të cilat janë në treg prej vitesh, shitësit apo pronarët e të cilëve përveç se të orientojnë për çmimet apo për racën e kafshëve, të instruktojnë në detaj për kujdesin që duhet të tregosh ndaj tyre, përfshirë ushqimin, vaksniminim apo kryerjen e nevojave personale.
Fëmijët, adoleshentët, po sidomos mosha e tretë, janë blerësit më të mëdhenj në numër, thotë shitësja. Ajo tregon se përgjithësisht shiten të gjitha llojet e kafshëve apo të shpendëve, ndonëse në krye të listës pozicionohen qentë, duke u ndjekur nga macet, zogjtë dhe zvarranikët. Shitësja sqaron se pronari i dyqanit, i cili e ushtron këtë biznes prej më shumë se 6 vjetësh, furnizohet në Serbi, ndërsa thekson se kërkesat e blerësve sa vijnë e rriten, sidomos gjatë tre viteve të fundit.

Shqiptaret dhe kafshet shtepiake (7) Shqiptaret dhe kafshet shtepiake (6) Shqiptaret dhe kafshet shtepiake (5) Shqiptaret dhe kafshet shtepiake (4) Shqiptaret dhe kafshet shtepiake (3) Shqiptaret dhe kafshet shtepiake (2) Shqiptaret dhe kafshet shtepiake (1)

Çmimet

Çmimet e kafshëve janë nga më të ndryshmet, në varësi të racave apo të llojeve të tyre, duke përjashtuar moshën, element që nuk ndikon aspak. Kështu faturat e tyre fillojnë nga më të ulëtat tek më të lartat, ku më e lira është macja dhe disa lloje zogjsh, që kushtojnë nga 20-70 mijë lekë të vjetra, ndërsa më të kushtueshmit janë qentë, ku vendin e parë e zë Pit Bull red noise, i cili shitet nga 280-350 mijë lekë të vjetra.

Ai pasohet nga qentë Shih-Tzu, racë kubetiane, që kushtojnë 320 mijë lekë të vjetra, ndërsa më pas nga raca Terrier, qentë e vegjël leshator, të cilët shiten për 250 mijë lekë të vjetra.

Shitësja shpjegon se shumë të preferuar mbeten edhe zogjtë, kanarinat, të cilat kushtojnë nga 20-70 mijë lekë të vjetra, ku më të kushtueshmit janë meshkujt në moshë të madhe, të cilët këndojnë pa u ndalur. Kavjet zënë po ashtu vend të rëndësishëm në dyqanet e kafshëve, pasi preferohen në masë nga fëmijët, të cilët luajnë me to, për shkak të butësisë dhe faktit që lëvizin aq shumë sa vetë ata. Çmimet e tyre fillojnë nga 10-25 mijë lekë të vjetra, pa përfshirë kafazin, çmimi i të cilit është më vete.

Shitësja, një vajzë 28-vjeçare, sqaron se rritja apo jetesa e kafshëve në dyqane ndodh brenda një periudhe kohore nga 35 ditësh-5 muajsh, ndonëse nuk mohon faktin se ndodh që afati të tejkalohet për shkak se nuk ka shitje. Përveç pasionit që ajo ka për kafshët, vërehet dukshëm informacioni që ka ajo në këtë fushë. Kjo për faktin se ajo është diplomuar për veterinari, në Universitetin Bujqësor të Kamzës.

Në këtë gamë të gjerë kafshësh, mes të cilave disa më të paguarat dhe ato më pak të kushtueshmet, nuk përjashtohen kafshët e rralla. Të tillë janë zvarranikët, ku përfshihet krokodili, gjarpërinjtë apo iguana, e cila shërben jo vetëm si një model për tatuazh, por edhe si një kafshë shtëpiake. Majmuni, papagajtë që flasin apo shqiponja janë të tjera kafshë, që kërkohen nga blerësit, ndonë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›