Kagawa, në radar të Milanit

Kampioni aktual, Milan po mendon qysh tash për përforcimet që do t’i bëjë gjatë verës, për sezonin 2012-13. Sipas uebfaqes goal.com, Rossonerët ia kanë vënë syrin mesfushorit të Borussia Dortmundit, Shinji Kagawa.
Përfaqësuesi japonez ka kontratë me kampionin gjerman deri në verën e vitit 2013. Dortmundi ia ka ofruar dyfishin e rrogës, për një kontratë të re, por që ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje.
23-vjeçari ka paralajmëruar se mund të largohet nga klubi verdhezi, për ta bërë hapin tjetër në karrierë, ndërsa përpos Milanit, atë e pëlqen edhe Manchester United.