Fabio mirëpret Benficën

Mbrojtësi i krahut i Manchester Unitedit, Fabio Da Silva ia ka dhënë një sinjal Benficës, pasi mediat shkruajnë për një interesim të mundshëm të klubit portugez për futbollistin brazilian.
Ky i fundit e pranon se do të dëshironte të luajë për këtë ekip, pasi ka përfunduar në bankinë, tek ekipi i Sir Alex Fergusonit.
“Jam i ngazëllyer nga mundësia që të përfundoj në Benficë. Bëhet fjalë për një klub të madh dhe do të luaja me gjithë qejf atje. Mirëpo, gjithçka varet nga bisedimet me Manchester Unitedin”, deklaroi Fabio për ‘O Jogo’.