Kah po shkon Turqia?

Në Turqi, pas dramës së përgjakshme të “flotës humanitare” për Gazën, për ditë me radhë kishte vetëm një reagim të vetëm: “barbarët izraelitë masakruan turqë të pafajshëm”.
Por gjatë ditëve të fundit ka filluar të dëgjohet edhe një zë tjetër, zë ky i cili po e vendos qeverinë në një pozitë mjaft të pakëndshme.
Ishte ky zëri i Fetullah Gylenit, me gjasë figura me ndikimin më të madh nga radhët e islamit politik në Turqi. Edhe përkundër faktit se ai jeton në SHBA, këshilla e tij strategjike vlerësohen si një inspirim për qeverinë në Ankara.
Për të thuhet se ka dhënë këshillën që ushtria turke të mbushet me myslimanë.
Dhe ndryshimet kushtetuese, të cilat planifikohen nga qeveria, mund ta bëjnë këtë realitet: kur Ministria e Mbrojtjes të jetë përgjegjëse për politikat e ushtrisë, atëherë ky institucion deri me tani sekular mund të shndërrohet në një organizatë me orientim islamik.
Sa i përket incidentit në Gazë, Gylen tha: “Deri me tani nuk kam dëgjuar për organizatën humanitare IHH”. Ishte kjo organizata, e cila organizoi flotën e ndihmave për Gazën.
Me këtë deklaratë, Gylen la të kuptohet se IHH, në krahasim me të, është vetëm një grup i diletantëve.
Por problemi është: Gylen e thotë gjithmonë atë, që bie ndesh me qëndrimet publike të kryeministrit të Turqisë, Rejjep Tayib Erdogan dhe presidentit Abdullah Gul.
Kritika e Gylenit ndaj IHH-së nuk i pëlqen qeverisë, e cila ka dalë në mbrojtje të IHH-së.
Përparësitë janë të shumta: Erdogan në këtë mënyrë mund të akuzojë opozitën e forcuar sekulare në Turqi, se është “zëdhënëse” e Izraelit.
Dhe nuk janë këto vetëm fjalë. Me ndihmën e incidentit në Gazë, qeveria turke po formëson aktualisht edhe politikën në Lindjen e Mesme, së bashku me një organizatë radikale, e cila në të kaluarën ka pasur lidhje publike me xhihadin global.
E tërë retorika e Turqisë në lidhje me Gazën, i ngjason retorikës kur shpërthen një luftë.
Mediet flasin për një luftë mediatike kundër Izraelit, me synimin për të përmbysur qeverinë e Benjamin Netanyahut.