Parlamenti i ri i Irakut zhvilloi seancën e parë
Parlamenti i Irakut e zhvilloi sot seancën e parë, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat u zhvilluan më 7 mars.
Zgjedhjet nuk rezultuan me fitore bindëse të asnjë krahu politik. Analistët thonë se mund të duhen muaj, përpara se të formohet qeveria e re e koalicionit.
Ish-kryeministri i Irakut, Iyad Alawi i fitoi zgjedhjet, por nuk siguroi shumicën.
Gjatë seancës, deputetet e ri të parlamentit dhanë betimin, e në këtë seancë morën pjesë edhe disa diplomatë të huaj, përfshirë këtu edhe ambasadorin e SHBA-së në Irak, Cristopher Hill.
“Seanca e parë ishte një seancë protokollare dhe ajo nuk do të sjellë rezultate praktike”, tha Hamid Fadhel, profesor i shkencave politike në Universitetin e Bagdadit.
Tërheqja e forcave amerikane nga Iraku po vazhdon dhe administrata e re në Bagdad vlerësohet si vendimtare, për tërheqjen pa probleme të ushtarëve amerikanë. Deri në fund të vitit 2011, në Irak do të mbetën të stacionuar 88 mijë ushtarë amerikanë.
Blloku Iraqiya i Alawit ka fituar 91 ulëse në parlament, e pas tij me 89 ulëse u rreshtua Aleanca për Sundimin e Ligjit, e kryesuar nga kryeministri aktual, Nuri Al Maliki.
Por asnjë nga këto dy grupacione nuk siguroi përkrahjen e partive tjera për të formuar qeverinë.