E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kahn drejt shkarkimit, Uli Hoeneß drejt rikthimit

Eleminimi i Bayern nga Liga e Kampioneve dhe mënyra si u administrua çështja “Nagelsmann” mund të ketë pasoja të rënda për kreun e bordit të Bayern, Oliver Kahn.

Ky i fundit besohet se është në metrat e fundit të eksperiencës si drejtues në Mynih. Gazetari i njohur Jan Aage Fjørtoft ka zbuluar se Bayern në orën në vazhdim do të analizojë punën e bërë nga Kahn në këto dy sezone dhe me shumë mundësi fundi do të jetë i hidhur.

Për 53-vjeçarin duket se koha punon kundër pasi tani mediat kanë publikuar edhe emrin e pasuesit. Mësohet se “CEO” i ri i Bayern do të jetë pikërisht Uli Hoeneß. Ish-presidenti shikohet si figura që do të ndihmonte më shumë klubin në këto momente të vështira.

Edhe natën e kaluar në stadium tifozët nuk humbin mundësinë që të kontestonin Kahn dhe Salihamidžić. Rikthimi i Hoeneß në këtë drejtim do të ishte një “armë” e fortë për bordin e Bayern, i cili me këtë lëvizje do të vendoste rend mes të gjithë palëve.      

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›