Basketbolli i femrave përfshihet në dhunë

Basketbolli i femrave është përfshirë në dhunë, një rast i paprecedent ka ndodhur në gjysemfinalen mes Partizanit dhe Tiranës teksa në fundin e ndeshjes lojtaret e të dy skaudrave janë përfshirë në një sherr ku kanë ndërhyrë madje edhe familjarët. Sipas asaj që mësohet nga protagonistet, gjithçka ka ndodhur në fund të ndeshjes teksa lojtaret po takoheshin dhe një basketbolliste amerikane e Partizanit, Antonet Banister është konfrontuar me lojtaren e Tiranës Ebi Dishnica.
Më tej gjithçka ka përshkallëzuar ku lojtaret e huaja të të dy skuadrave janë zënë mes tyre e më tej janë përfshirë edhe familjarët e lojtareve. Ky është një akt i pa precedent i padëgjuar më parë në sallat sportive mes vajzave shqiptare por duhet pranuar se integrimi i shumë lojtareve të huaja e ka ndryshuar situatën.
Nderkohë nga bisedat jashtë kamerave me protagonistet, tensioni ka qenë edhe gjatë lojës. Vlen për tu theksuar se akti është i dënueshëm për çfarë ka ndodhur mes lojtareve por edhe më i dënueshëm për përfshirjen e familjarëve të cilët kanë zbritur në fushën e lojës .
Tashmë pritet të nisin finalet ku janë kualifikuar Flamurtari dhe Partizani. Kjo skenë e shëmtuar vjen në një moment ku basketbolli i femrave po shënonte rritje e përmirësim teksa skuadra e Partizanit fitoi Ligën Unike, kampionatin e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.