E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini, tri ndeshje pa shikues

www.albania-sport.com- Incidentet që shoqëruan takimin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, Shkumbini-Besa, ku si pasojë e hedhjes së sendeve të forta dhe të fishekzjarrëve në fushë, sollën edhe dëmtimin e një lojtari të Besës (Erbim Fagun), e detyruan Komisionin e Disiplinës të marrë masën e zhvillimit të tri ndeshjeve pa shikues në fushën e Peqinit. Klubi i Shkumbinit duhet të paguajë në arkën e FSHF-së edhe 200 mijë lekë. Zëvendëstrajneri i Shkumbinit, Klodian Dervishi, për goditje me grusht te trajnerit të ekipit kundërshtar (Shpëtim Duros) u përjashtua përgjithmonë nga aktivitetet futbollistike. Trajnerit të Besës, Shpëtim Duro, u godit në kokë pas ndeshjesh nga kryetari i Bashkisë së Peqinit, Ilir Rusha. Vetë Duro ka bërë kallëzim në polici ndaj tij. Në Kategorinë e Parë, trajneri i Lushnjës, Artan Bano, për fyrje të arbitrit në ndeshjen Gramshi-Lushnja u pezullua me tri ndeshje nga drejtimi i skuadrës (përfshirë dhe atë me Partizanin) si dhe u dënua me 50 mijë lekë gjobë.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 13 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›