E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaidanoua: SHBA-ja mbështet integrimin e Kosovës

Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu priti të premten në një takim lamtumirës ambasadoren e SHBA-së në Prishtinë, Tina Kaidanoua. Presidenti Sejdiu e falënderoi Kaidanouan për angazhimin e saj në Kosovë në një periudhë mbi dhjetëvjeçare dhe sidomos angazhimin e pakursyer si ambasadore e SHBA-ve në Prishtinë në periudhën më të rëndësishme të zhvillimeve historike për popullin dhe institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe për rolin e saj në forcimin e institucioneve demokratike në vend.
Sejdiu, gjithashtu, e dekoroi ambasadoren Tina Kaidanoua me Medaljen e Artë për Shërbim Civil në Kosovë.. Kjo medalje u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huajve që kontribuojnë në shërbimet civile të Kosovës. Ndërsa, Ambasadorja Kaidanoë shprehu respektin e saj për zhvillimet dhe arritjet në Republikën e Kosovës. Ajo, po ashtu, theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj në rrugën drejt së ardhmes së tij.
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë edhe në të ardhmen përkrah institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës", tha ambasadorja Kaidanoë, duke e siguruar Presidentin Sejdiu se SHBA-të do ta mbështesin fuqishëm Kosovën në procesin e integrimeve euroatlantike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›