PE, shtyn vendimin për mandatin e dytë të Barrosos
Parlamenti Europian ka shtyrë votimin lidhur me kandidimin e Hose Manuel Barrosos për një mandat të dytë si president i Komisionit Europian. Një gjë e tillë u bë e ditur nga presidenca suedeze e radhës së BE-së.
Barroso, i zgjedhur muajin e kaluar nga liderët e BE-së për të kryesuar sërish ekzekutivin e bllokut 27-anëtarësh, i ka kërkuar Parlamentit Euopian të marrë një vendim të shpejtë lidhur me kandidimin e tij. Por qendra e djathtë e ish-kryeministrit portugez përballet me kundërshtimin e grupimeve të majta në asamblenë euopiane, që duhet të aprovojë kandidaturën e tij. "Kemi diskutuar me liderët e disa grupeve parlamentare dhe Parlamenti Europian nuk do të marrë një vendim lidhur me kandidimin e Barrosos këtë muaj", deklaroi kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt në një konferencë për shtyp në Stokholm.
"Disa nga grupet e rëndësishme parlamentare kanë deklaruar se aktualisht nuk janë plotësisht gati dhe se kërkojnë të shtyjnë këtë çështje për pak kohë", shtoi ai pa shpjeguar se kush ishin këto grupime dhe nëse ishte caktuar një datë e re votimi. Deri tani nuk është paraqitur asnjë kandidaturë tjetër përveç Barrosos. Aleatët e tij konservatorë janë grupimi më i fuqishëm në Parlamentin Europian, por ndërkohë nuk kanë votat e mjaftueshme për të siguruar konfirmimin e mandatit të dytë të Barrosos.