E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federer në finalen e shtatë të Wimbledon

Kampioni i pesëfishtë Roger Federer ka mposhtur gjermanin Tommy Haas në tre sete (7-6, 7-5, 6-3) në gjysmëfinalen e sotme, për të arritur në finalen e Wimbledonit për të shtatën herë radhazi.
Haas i cili kurrë nuk ka kaluar më shumë se rundi i katërt i turneut, pati një paraqitje të pëlqyeshme, duke i shkaktuar vështirësi zviceranit në dy setet e para, por nuk arriti të fitonte asnjërin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›