Kaidanov: SHBA do vazhdojë të mbështesë Kosovën
PRISHTINË- Amerika do të vazhdojë të mbështesë Kosovën edhe nën drejtimin e presidentit të ri.
Kështu është shprehur mbrëmë gjatë një manifestimi të mbajtur në Prishtinë, ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanov.
“Nuk mund të vihet në dyshim ndihma shumë e fuqishme, të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë t’ia ofrojnë Kosovës. Ne do të asistojmë në zhvillimin e institucioneve demokratike, ekonomike dhe atyre sociale”, tha ambasadorja Kaidanov.
Ajo i vlerësoi momente të rëndësishme për historinë zhvillimet e zgjedhjeve presidenciale të 4 nëntorit.
Kryeministri Hashim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve të Republikës vlerësuan lart mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën dhe shprehën mirënjohjen e falënderimin e madh e të përjetshëm të kosovarëve.
(o.zh/BalkanWeb)