E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia gjen një trup të pajetë, mister vdekja

Policia e Durresit beri te ditur se ka gjetur nje trup te pa jetë në zonën e Currilave. Nga hetimet paraprake mësohet vdekja e 60-vjeçarit ka ndodhur disa ditë më parë. Nga kqyrja e trupit u konstatua se mbi kufomën nuk ka shenja dhune 

DURRËS-Një trup i pajetë që dyshohet se ka vdekur disa ditë më parë është gjetur në zonën e Currilave në Durrës. Forcat e Policisë së Durrësit njoftuan sot se gjetën rreth orës 10:00 trupin pa jetë të një 60-vjeçari në zonën kodrinore të Kallmit, rreth 4 kilometra larg qendrës së këtij qyteti dhe rreth 100 metra larg bregut të detit.
Të njëjtat burime shtuan se njoftimin për trupin pa jetë e kishin marrë nga një thirrje telefonike. Nga hetimet paraprake mësohet vdekja e 60-vjeçarit ka ndodhur disa ditë më parë. Nga kqyrja e trupit u konstatua se mbi kufomën nuk ka shenja dhune. Policia ka filluar puna për identifikimin e të vdekurit si dhe për shkakun e vdekjes.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›