E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kairo: Synojmë ta mbajmë Xhemailin

I ka mjaftuar një sezon në Serinë
A që të fi tojë simpatinë e
shumë klubeve italiane. Blerim
Xhemaili shihet si një element
mjaft i rëndësishëm i Torinos,
madje presidenti Kairo deklaron
se dëshiron ta mbajë shqiptaromaqedonasin.
Megjithatë, ai
nuk ka thënë me siguri nëse
23-vjeçari me pasaportë zvicerane
do të qëndrojë, pasi gjatë
sezonit të ardhshëm "granatat"
luajnë në kategorinë e dytë.
"Për shërbimet e Xhemailit interesohen
shumë skuadra, lista
është shumë e gjatë", tha Kairo.
"Megjithatë, nuk do të habitesha
nëse ai qëndron te Torino.
Gjithsesi, ka ende edhe shumë
kohë deri në fund të merkatos,
e nuk mund të garantoj me 100
për qind se mesfushori nuk do
të largohet". Xhemaili kërkohet
nga Fiorentina, Palermo, Napoli
e Udineze në Itali, ndërsa nuk
ka munguar edhe interesimi i
Liverpulit në Angli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›