Bardhoshin e vrame ne
Sa nga ju o njerez/shqiptare e kane vendosur veten ne vendin e Faik Myrtajt Ziver Veizit Hekuran Dedes Aleks Nikes dhe te familjareve te tyre Sa nga ju e kane marre vesh se i biri i Faik Myrtajt Bardhoshi kreu vetevrasje per shkak te gjendjes depresive te shkaktuar pas vrasjes se babait Bardhoshi kreu vetevrasjen sepse pa kudo ne media se si pushteti i vrau babane dhe se si pushteti mendimtaret e pushtetit dhe shoqeria civile ia vrane per here te dyte/trete dhe ia injoruan babane.
Sa nga ju e kane ndjere ne dhe me shpirt kete tragjedi dhe padrejtesi te shkaktuar direkt dhe indirekt nga dora e pushtetareve dhe falangave te tyre tragjedi dhe padrejtesi qe vazhdon Sa nga ju jane tmerruar jo vetem nga tragjedia por edhe nga reagimet kafsherore perkundrejt kesaj masakre Sa nga ju kane ndjere urrejtje ne shpirt per vrasesit dhe per mbeshtetesit e vrasesve Dhe mbi te gjitha sa nga ju jane ndjere fajtor per vetevrasjen e Bardhoshit
Nga thellesia e shpirtit ndjehem fajtor qe nuk arrita qe ta ndihmoj sadopak Bardhoshin 22-vjecar per te mos arritur ne ate fund tragjik. Ndjehem fajtor sepse jam i bindur se nuk bera aq sa duhej qe gjaku i derdhur i babait te tij Faikut dhe i shokeve te tij te respektohej dhe vleresohej me dinjitet njerezor ashtu sic i ka hije cdo qenie njerezore dhe shoqerore. Jam fajtor sepse jam frikacak dhe i fjetur per te mbrojtur gjene me sublime ne kete bote jeten dhe dinjitetin human te nje personi.
Jam fajtor sepse nuk munda qe ti tregoja Bardhoshit se ka miliona Shqiptare me dinjitet human qe e vleresojne dhe e adhurojne gjakun e derdhur me 21 janar nga babai dhe shoket e tij. Jam fajtor sepse nuk arrita ti tregoja Bardhoshit se edhe ne kete shoqeri te helmatisur nga diabolizmi dhe perversiteti ekziston shpresa dhe forca per nje te ardhme edhe me te mire.
Pervec ndjenjes se fajit une jam i mbushur me urrejtje per vrasesit dhe mbeshtetesit e vrasesve Jam i mbushur me urrejtje sepse besoj fuqishem ne dashurine humane ne rendesine e jetes se nje njeriu ne drejtesine sociale dhe ne dinjitetin njerezor. Urrej sepse deshiroj fuqishem qe virtytet njerezore dhe vlerat humane te triumfojne mbi perversitetin kafsheror dhe diabolizmin ekstrem te vrasesve dhe mbeshtetesve te vrasesve. Urrej sepse dashuroj jeten dhe cdo vlere dhe virtyt njerezor.
Nuk ka njeri/shqiptar te mos dije se urdheruesit dhe ekzekutuesit e masakres se 21 janarit jane Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Kete gje nuk po ua them une por ua ka thene publikisht ne media Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Sali Berisha deklaroi se ai ishte i gatshem te vriste me 21 janar edhe 300 Shqiptare te tjere ashtu sic ai vrau Faikun Ziverin Hekuranin dhe Aleksin. Kjo deklarate e Berishes eshte anashkaluar nga media dhe shoqeria civile pasi ajo eshte prova me e paster qe Sali Berisha dhe Lulzim Basha kane urdheruar dhe ekzekutuar direkt dhe me vullnet te lire Shqiptare te pafajshem.
E perseris Sali Berisha e deklaroi publikisht se me 21 janar ai dha urdher dhe ishte i gatshem te vriste edhe 300 shqiptare te tjere. Mjafton te analizohet nga ekspertet e kriminalistikes nese viktimat kane qene te armatosur dhe duke kryer veprime te dhunshme qe rrezikonin jeten e forcave qeveritare per te paditur zyrtarisht Sali Berishen dhe Lulzim Bashen si vrasesit e drejtperdrejt te Faikut Ziverit Hekuranit dhe Aleksit.
Duke qene perballe pranimit te krimit nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha Prokuroria e Pergjithshme dhe pushteti organizuan nje loje te ndyre per ti hedhur hi syve shqiptareve dhe shoqerise civile duke shpikur konfliktin fals midis prokurorise dhe kryeministrise. Prokuroria e Pergjithshme posedon videot dhe deshmitaret e masakres se 21 janarit.
Prokuroria ka provat se si u ekzekutuan viktimat nga forcat qeveritare. Prokuroria e Pergjithshme ka deklaraten e Sali Berishes i cili pranon te kete dhene urdher dhe se do ta bente kete masaker edhe mbi 300 shqiptare te tjere nese do te guxonin. Atehere cfare pret kjo soj prokurorie fare prove tjeter pritet te gjendet per te kuptuar se kush dha urdher per ekzekutimin e kater demonstruesve paqesor A e kuptoni o njerez A e kuptoni o shqiptare se ne cfare rrethi vicioz ju kane futur dhe se sa vlen jeta juaj per keta soj pushtetaresh
A e kuptoni se eshte ky diabolizem dhe perversitet ekstrem qe e detyroi Bardhoshin te braktiste jeten dhe kete shoqeri te helmatisur keqas A e kuptoni se ka dhjetera ne mos mijera te tjere te cilet jane midis dilemes per te zgjedhur kete jete te tmerrshme apo embelsine false te vdekjes
Per ta bere gjendjen edhe me depresive dhe alarmante tani shikojme se si ministri vrases i 21 janarit na dekorohet dhe shfaqet ne media si kandidat per te drejtuar zemren e kombit Tiranen. Ai shfaqet sikur te mos kete ndodhur asgje sikur jetet e Faikut Ziverit Hekuranit Aleksit dhe Bardhoshit te mos kishin ekzistuar ndonjehere. Dhe ne e lejojme kete turp te ndodhi.
Ai shfaqet me gjithe arrogancen dhe perbuzjen me te madhe qe dikush mund te kete per jeten dhe dinjitetin njerezor. Ne kete axhende diabolike dhe perverse ai mbeshtetet nga pjesa derrmuese e llumit historik te shoqerise sone nga pseudo-intelektualet lavire qe nuk kane as me te voglin formim njerezor dhe jo me ate intelektual. Kam shkruar shume per pseudo-intelektualin shqiptar te lidhur me pushtetin per kete deshtak qe eshte nje krijese perverse pa kurrfare formimi human dhe ndjenje per drejtesi sociale. Kam shkruar pambarim per pseudo-intelektualin shqiptar i cili historikisht ka qene lavirja e pushtetit te radhes qe nga krijimi i shtetit shqiptar.
Kam shkruar per pseudo-intelektualin shqiptar i cili nuk drejtohet nga virtytet dhe vlerat humane por nga perversiteti dhe placka qe perfitohet per interesa personale. Jam shume i bindur se pjesa derrmuese e ketyre pseudo-intelektualeve jane koshiente per veprimet e tyre dhe placken qe perfitojne kurse pjesa tjeter jane nje tufe naivesh lehtesisht te manipulueshem nga pushtetet.
Keta soj pseudo-intelektualesh kerkojne me dhe pavetedije te promovojne figuren e nje vrasesi ne drejtim jo vetem te Tiranes por te mbare Shqiperise. Keta zorzope nuk kane as me te voglin formim human dhe as me te voglin respekt per jeten e njeriut dhe dinjitetin human. Si mundet keta mendimtare te kerkojne nje tryeze debati mbi Tiranen me nje minister i cili ka vrare publikisht kater shqiptare te pafajshem dhe nuk i eshte dorezuar drejtesise
Si mundet qe keta pseudo-intelektuale qe nuk respektojne jeten e njeriut dhe dinjitetin human te jene kaq te perkushtuar politikisht Si mundet qe keta zorzope pseudo-intelektuale nuk shqetesohen nga vrasja e shqiptareve te pafajshem nga ministri dhe forcat e tij por shqetesohen per strategjite dhe programet elektorale te politikaneve Me sa kuraje njerezore keta syresh injorojne pese jete shqiptaresh te pafajshem Mos valle nuk i keni provat Sali Berisha ua tha hapur/publikisht se ishte i gatshem te vriste jo kater por 30 300 shqiptare te tjere nese do te guxonin si Faiku dhe Ziveri me shoke.
A nuk e shikuat ne video ju birbo se si u vra Faiku si u ekzekutua Aleksi dhe Hekurani apo si u keput si filiz Ziveri me duar ne xhepa Ja edhe 300 si keta ishte i gatshem qe te vriste Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Nese nuk e kuptoni apo nese nuk doni ta kuptoni te verteten e ketij krimi te paster qeveritar dhe nese kerkoni te vazhdoni te jetoni ne boten tuaj te hipokrizise duke shkaktuar edhe me shume dhimbje dhe viktima si Bardhoshi atehere mund te them pa droje se ju jeni qenie te pashpirta dhe te pavlera nga te cilat mund te priten gjera edhe me te keqija.
Per sa me siper vetevrasja e Bardhoshit djalit te heroit te demokracise Faik Myrtajt nuk ishte thjesht nje plumb ne koken e Bardhoshit. Ai ishte nje plumb qe u drejtua realisht kunder padrejtesise diabolizmit dhe perversitetit qe ka pllakosur shoqerine shqiptare. Krisma e pistoletes se Bardhoshit ishte nje krisem e cila kerkon te zgjoje sadopak ndergjegjen tone te ndryshkur dhe ndjenjen dhe respektin per jeten dhe dinjitetin human.
Ajo krisem na ben te kuptojme se vrasesit real te Bardhoshit jemi ne dhe jo Bardhoshi vete. Vrasesit e Bardhoshit jemi ne qe dita-dites lejojme qe te pushtohemi nga diabolizmi dhe perversiteti qe nuk njeh as me te voglin respekt per jeten e njeriut dhe per dinjitetin human te individeve te nje shoqerie.