E Diel, 1 Nëntor 2026

Kajro i kërkon Londrës të ngrijë pasurinë e ish-zyrtarëve të saj

Egjipti i ka kërkuar Britanisë të ngrijë pasurinë e ish-zyrtarëve egjiptianë. Keshtu beri te ditur sekretari i Jashtëm Britanik, Uilliam Hejg.

"Persa i përket kërkesës, ne do të bashkëpunojmë edhe me Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, ashtu siç kemi bërë edhe në rastin e Tunizisë", tha Hejg.

Protestat popullore në Egjipt çuan në largimin e ish-presidentit Hosni Mubarak, pas 30 vitesh në pushtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›