E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kajro përfshihet nga protestat kundër “faraonit”

Mijëra kundërshtarë të presidentit islamik të Egjiptit, Muhammad Morsi, kanë marshuar drejt pallatit presidencial në Kajro për të protestuar kundër dekretit që i jep presidentit kompetenca të gjera si dhe kundër tekstit kundërthënës të projekt-kushtetutës.

Protestuesit kanë brohoritur slogane kundër Vëllazërisë Myslimane, pjesë e të cilës ka qenë Morsi, duke e akuzuar se e “ka shitur revolucionin”, i cili rrëzoi nga pushteti Hosni Mubarakun në vitin e kaluar.

Dekreti i 22 nëntorit i lëshuar nga Morsi i jep atij pushtet të madh dhe ia lejon që ta vë në referendum projekt-kushtetutën, e cila që tani ka shkaktuar protesta, transmeton Rel.

Drafti është bërë objekt i betejës politike dhe ideologjike në mes të islamikëve dhe opozitës që është në masë të madhe sekulariste./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›