Nuk përfillin MUP-in, vazhdojnë bllokadën

Serbët e veriut të Kosovës kanë refuzuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për të lejuar vazhdimin e punimeve në Jarinje.
"Ne do të qëndrojmë këtu gjithë natën", tha ka thënë Kryetari ilegal i Mitrovicës në veri, Krstimir Pantiç, transmetojnë mediet serbe.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme të Serbisë kërkuan sonte nga ana e qeverisë lokale serbe në veri të Kosovës për të lejuar vazhdimin e ndërtimit të Jarinje për zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve.
Ndërkohë Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, para nisjes në Bruksel për ta takuar kryeministrin Hashim Thaçin, ka thënë se ka për qëllim të shpëtoi atë që mund të shpëtohet.
Ndër të tjera Daçiq ka thënë se ai asnjëherë nuk do të nënshkruajë ndonjë marrëveshje që nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës/Indeksonline/