E Diel, 1 Nëntor 2026

Grafite “Maqedonia është tokë serbe”

“Maqedonia është tokë serbe” dhe “Maqedonasit janë serb” janë grafitet e shkruara në disa pjesë të qytetit të Nishit në Serbi, ku po zhvillohet Kampionati Evropian i Hendbollit për femra, informon INA.

Grafitet janë të pranishme në hyrje – daljet dhe pjesën qendrore të qytetit.

Grafitet menjëherë janë publikuar në mediet dhe portalet maqedonase, duke shprehur shqetësime lidhur me trajtimin e tillë nga Serbia, në këtë ngjarje ndërkombëtare të sportit.

Parulla e njejtë ishte shënuar edhe gjatë kampionatit evropian të hendbollit për meshkuj, me të njejtën porosi dhe se ky grafit akoma duket i qartë vetëm disa metra nga salla sportive ku po zhvillohet sërish kampionati për femra./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›