E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kajt paralajmëron: “Liverpul, mos e merr të lehtë”

Dirk Kajt paralajmëroi Liverpulin se dominimi i tij i mëparëshëm ndaj PSV Eindhoven nuk duhet llogaritur më. "Reds" do të luajnë për herë të katërt kundër formacionit holandez, ndaj të cilit kanë fituar tre herë dhe kanë barazuar, pa pësuar qoftë edhe një gol. Dy skuadrat do të takohen sërish në Anfild, por sulmuesi holandez Kajt beson se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Ai tha: "Janë një skuadër shumë e ndryshme nga ajo që luajtëm kundër tyre për herë të fundit. Porterit Gomezh tani është te Totenehmi, Filip Koku është tërhequr dhe shumë lojtarë të tjerë kanë ikur në klube të tjera. Janë një formacion krejt tjetër, por ata janë për momentin më të mirët në Holandë. Ata e kanë fituar katër herë rresht kampionatin vendas, kështu që janë një ekip shumë i mirë dhe ne duhet të jemi gati".

Torres: "Nuk jam heroi i vetëm"

Heroi i Liverpulit, Fernando Torres pohon se Robi Kine dhe Dirk Kajt e meritojnë të ndajnë duartrokitjet e tij. Ylli spanjoll shënoi të dy golat për "Reds"-at në fitoren kundër Evertonit në derbin e së shtunës. Por Torres pohoi se golat e tij ishin fryt i shokëve të tij të sulmit. "Është shumë e thjeshtë, pas Robin e Dirkun, golat që unë shënova nuk do të ishin krijuar. Ata u përfshinë në të dy golat dhe kjo, pasi ata japin gjithcka për elips dhe unë isha i aftë të shënoja"- tha Torres për gazetën angleze "Sun".

Kupe: "Domenek nuk është i aftë"

Trjaneri i Francës, Rajmond Domenek, nuk di të mbrojë lojtarët e tij dhe nuk është i aftë tu nxjerrë atyre cilësitë më të mira. Deklarata është e portierit Gregori Kupe. Gjatë një interviste për "France Football", Kupe, i cili e braktisi Kombëtaren pas zhgënjimit në Kampionatin Europian, pohoi: "Është shumë e trishtueshme, pasi Domenek në vend të zgjidhë problemet, i krijon, në vecanti me lojtarët e talentuar si Abidal, Maluda e Mekses".

Rrezikon Polonia

Polonia rrezikon të humbasë të drejtën e bashkëorganizimit të Euro 2012, pasi FIFA e UEFA deklaruan se nuk do të njohin administratorin e caktuar nga qeveria polake për të drejtuar federatën vendase të futbollit. Disa drejtues aktualë të Federata Polake të Futbollit janë akuzuar për korrupsion.

Botërori i Femrave

Kampionati Botëror i Futbollit i vitit 2011 për femra do të nisë në Berlin. Kancelarja gjermane Angela Merkel për të ditur se do të jenë nëntë stadiume për 32 ndeshjet ku marrin pjesë 16 ekipe finaliste. Turneu fillon, më 26 qershor 2011 në Berlin e përfundon, më 17 korrik në Frankfurt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›