Murinjo: “Nuk kam kohë për të qarë”

Interi do të përballet me gjermanët e Verder Bremenit në ditën e dytë të Ligës së Kampioneve. Tekniku zikaltër, Murinjo, e ka shfytëzuar rastin për të bërë polemikat e zakonshme, e ka nuk ka dashur në asnjë mënyrë për të folur në lidhje me derbin e humbur kundër Milanit ditën e diel, por vetëm për impenjimin e skuadrës së tij kundër Verderit në "San Siro".
Një gazetar i kërkoi Murinjos të bënte të ditur formacionin e ndeshjes, por përgjigja e portugezit ishte më shumë se ironike, duke i kërkuar gazetarit ta bënte ai. "E bëj, nëse më jep ndonjë pjesë nga kontrata tënde prej nëntë milionë eurosh", - replikoi kronisti. "Nuk janë nëntë, por 11, e me sponsorit arrij në 14 milionë euro", - ishte kundërpërgjigja e Murinjos.
SFIDA - Zhoze Murinjo e vlerësoi si shumë të rëndësishme garën kundër Verderit, për të grumbulluar sa më shpejt pikët e mjaftueshme për t'u kualifikuar në një të tetat e Ligës Së Kampioneve. Përsa i përket formacionit, portugezi do të konfirmojë pjesën më të madhe të lojtarëve që kanë luajtur në kampionat. "Për të folur për kampionatin do të jem sërish të premten, sot (dje) flas vetëm për Ligën e Kampioneve", - pohoi Murinjo, i bindur se skuadra e tij e ka hedhur pas shpinës derbin. "Sigurisht, ka një diferencë të madhe midis neve që punojmë dhe atyre që përshkruajnë punën tonë, - vazhdoi, duke Murinjo duke folur në lidhje me sfidën kundër Verderit, - në këtë jetë nuk ka kohë për të qarë, lojtarëve të mi nuk i kam folur për Paton, pro për Pizaron, nuk u kam folur për Morgantin, por për arbitrin Mishel". Murinjo foli edhe për situatën në Ligën e Kampioneve: "Kemi tri pikë dhe jemi përpara. Mendoj se nga 32 skuadrat në garë askush nuk është më mirë se ne. Nesër (sot) dp të jetë nj ndeshje më e vështirë, pasi Verder është më i fortë se Panathinaikos e Anorthosis. Për Verderin është më e rëndësishme, ndërsa për me nuk është absolutisht decizive".
BINDJET - Tekniku nga Setubal nuk u shfaq i qeshur si zakonisht në konferencën e tij për shtyp, por u përfshi edhe në polemika me gazetarët. "Më njeh, - iu drejtua një gazetari anglez, - pasi kam qene prej tre vjet e gjysmë në vendin tend. Unë jam i njëjti qysh atëherë e nuk ndryshoj se kam ardhur në Itali. Nëse nuk u pëlqej njërzëve për mua kjo është e njëjta. Familja ime më do dhe kjo për mua është maksimumi. Të ndryshoj bindjet? Nuk kam ardhur këtu si një zotëri askush, kam fituar dicka, dëshiroj të mësoj dhe nuk kam ardhur këtu që pas futbollit portugez e atij anglez dëshiroj të mësoj atë italian. Më pëlqen të jem në Itali pasi argëtohem".
Prifti kritikon Murinjon
"Mendoj se pas derbit, Murinjo duhet të mësojë të bëjë më shumë trajnerin e më pak personazhin". Këto janë fjalët e don Antonio Mazit, i njohur si një tifoz i madh interist.
"Fitoj 14 milionë euro"
Trajneri i Interit është në luftë të përhershme me gazetarët, e këtu përjashtim nuk bëjnë edhe ata italianë. Gjatë një pyetje të gazetarëve, Murinjo zbuloi se fiton 14 milionë euro.
Delio Rosi: "Fjalët e Murinjos nuk më bezdisin"
Edhe Lacio, që kryeson momentalisht Serinë A, ndihet e provokuar nga deklarimet e Murinjos, i cili ka thënë se Lacio nuk mund të garojë për titull: "Fjalët e Murinos nuk më sjellin shqetësim. Normalisht nuk shoh televizion, por të dielën në mbrëmje isha përpara ekranit, dhe e dëgjova cfarë tha. Ndershmërisht nuk më duken negative në raport me Lacion, por në optikën e tij kërkonte të gjente një aspekt pozitiv pas humbjes dhe referimit se Interi ishte kandidat për titull. Janë katër-pesë skuadra që janë më të vlerësuara se ne, kanë dicka më shumë", - tha trajneri i Lacios, Deli Rosi.