Lorik Cana e Arjan Beqaj, aventura vazhdon

Marseja e kapitenit shqiptar Lorik Cana do të luajën në Spanjë kundër Atletikos së Madridit, me synimin për të marë pikët e para në Ligën e Kampioneve. Në ndeshjen e parë të humbur kundër Liverpulit (1-2), Cana shënoi golin e vetëm për ekipin e tij, njëherësh edhe i pari në Ligën e Kampioneve i mesfushorit shqiptar, një nga më të mirët në atë takim.
Arjan Beqaj
Kampionia e Qipros, Anorthosis Famagusta do të presë në shtëpi grekët e Panathinaikos. Portieri shqiptar Arjan Beqaj ishte ndër më të mirët në barazimin pa gola kundër Verder Bremenit në takimin e parë. Beqaj po kalon një formë të shkëlqyer dhe nuk ka pësuar gol në gjashtë ndeshje. Për Panathinaikos luan edhe himarjoti i natyralizuar si grek Sotir Nini.