E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi shfaq interesim për futbollistin Daniel Ager

Juventusi është skuadra më e fundit italiane që shfaq interesim për të marrë shërbimet e futbollistit të Liverpulit, Daniel Ager. Interesimin e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” për danezin 24-vjeçar e publikon sot The Daily Mail. E ardhmja e Agerit është akoma e mjegullt, pasi për të interesohen, veç Juventusit, edhe skuadrat e Milanit dhe Interit.

Megjithë interesimin e dy klubeve milaneze, sipas The Daily Mail, oferta e Juventusit mund t’i hedhë poshtë të tyret. Ager ka mbetur në hije këtë sezon, pasi Xhimi karrager dhe Martin Skrtel po kalojnë një moment të shkëlqyer, duke lënë në stol danezin. Vetë futbollisti ka shprehur prej kohësh dëshirën e tij për t’u larguar nga Liverpuli. Në merkaton e janarit nuk ndodhi asgjë rreth të ardhmes së tij megjithë zërat e shumtë që u ngritën ato ditë. Larmi i Agerit nga Liverpuli pritet të bëhet konkret në merkaton e janrit.

The Daily Mail nuk jep asnjë shifër konkrete rreth ofertës së Juventusit për mbrojtësin e Liverpulit, por, ajo duhet të jetë diçka më shumë se 8.5 milion stërlina, shumë të cilën e ofroi Milani në merkaton e janarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›