E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e Devid Bekamit vendoset të shtunën

Milano - E ardhmja e futollistit anglez Devid Bekam pritet të vendoset përfundimisht ditën e shtunë. Këtë gjë e deklaron për La Repubblica vetë administrator i deleguar i Milanit, Adriano Galiani. Skuadra italiane e Milanit dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me futbollistin anglez, por, në mes është klubi amerikan i Los Anxhelos Galaksit që zotëron kartonin e tij. Amerikanët kërkojnë që futbollisti të rikthehet në amerikë në fund të marsit, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Milanin.

Këto javë në kampionatin italian Devid Bekam është duke bërë një paraqitje të shkëlqyer, duke ngjallur tek të gjithë dëshirën e qëndrimit të tij në Milano. Edhe vetë futbollisti ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar karrierën tek skuadra e Milanit. Megjithatë, çdo gjë varet nga Los Anxhelos Galaksi, nëse do të lëshojë yllin anglez apo jo.

Në intervistën për La Repubblica Adriano Galiani është shprehur: “E shtuna është një ditë vendimtare për të ardhmen e futbollistit Devid Bekam. Futbollisti ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Milano, por ne do të shohim situatën”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›