Ronaldinjo rikthehet në momentin e gabuar
Milano - Ronaldinjo është rikthyer si ai i “Topit të Artë” në derbin e Milanos përballë Interit. Paraqitja e futbollistit brazilian në këtë ndeshje ishte me të vërtetë mbresëlënëse, megjithëse skuadra e tij nuk arriti dot të merrte një rezultat pozitiv. Ronaldinjo arriti të shërbente disa herë me pasa të gjata për shokët e skuadrës, duke krijuar shumë herë raste për shënim. Në ndeshjet e fundit trajneri Ançeloti ka vendosur ta hedhë pjesërisht në lojë brazilianin, gjë që ka rezultuar e gabuar.
Në një intervistë për Tuttosport futbollisti Ronaldinjo shprehet se skuadra e Milanit duhet të bëjë të pamundurën për të marrë maksimumin e pikëve, pavarësisht sesi do të jetë vazhdimësia e Interit. Ai ka thurur elozhe për shokun e tij tek Milani, Aleksandre Paton, duke deklaruar: “Pato do të bëhet futbollisti më i mirë në botë”.