E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Duam ta bëjmë -13

Ylli i Real Madridit, Lete Kaka ka deklaruar se është ndier i zhgënjyer që nuk luajti në ndeshjen e kupës ndaj Barcelonës. Kaka tha se shpreson që në ndeshjen e ligës të luaj dhe të ndihmoj skuadrën e tij për të shkrirë epërsinë në tabelë që ka Barcelona.

"Isha shumë i zhgënjyer që trajneri nuk më futi në lojë ndaj Barcelonës. Duhet respektuar për këtë vendimin e trajnerit. Unë shpresoj që të kem rastin në ndeshjen në ligë për të shkrirë epërsinë në 13 pikë ndaj skuadrës lidere. Ne po tregojmë javëve të fundit se jemi të gatshëm të fitojmë në secilin stadium. Fituam në "Camp Nou" ddhe tani duhet të tregojmë se jemi të aftë për të fituar edhe në një stadium siç është "Old Traford" " deklaroj Kaka./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›