E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Duhet ta mposhtim Valencian

Mesfushori i Real Madridit, Kaka, deklaron  se derbi i fundjavës përballë Valencias është një ndeshje qëduhet fituar patjetër.

Reali aktualisht është gjashtë pikë mbi Barcelonën në krye të tabelës së La Ligës dhe Kaka shpreson ata ta ruajnë këtë diferencë.

“Ne duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen tonë kundër Valencias”.

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme për momentin, pasi ne kemi gjashtë pikë avantazh ndaj Barcelonës në ligë dhe duam ta mbajmë këtë të tillë”, ka thënë Kaka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›