E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali i Madridit dhe elsi kualifikohen per ne gjysmefinale

Kualifikimet ishin krejt të ndryshëm, ashtu siç edhe ishte logjike duke treguar qartë forcën e skuadrave fituese dhe të atyre humbëse. Reali i Madridit dhe Çelsi kaluan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, përkatësisht ndaj APOEL-it të Nikozisë dhe Benfikës së Lisbonës. Spanjollët fituan 5-2 ndërsa kishin fituar 3-0 edhe në Qipro, anglezët ia dolën 2-1, pas 1-0 edhe në ndeshjen e parë.
Madrilenët nuk është se nuk hasën vështirësi, por gjithsesi ishin tepër të fortë dhe tepër ambiciozë për të lejuar një rezultat të ngushtë. E thellë ishte fitorja e “los blankosve” të Murinjos, me 2 gola të shënuar në pjesën e parë dhe plot 5 të tjerë në të dytën.
Kristiano Ronaldo ishte autor i dy golave, njërit tepër të lehtë dhe tjetrit të shkëlqyer, ndërsa Kaka realizoi gjithashtu një gol të mrekullueshëm, si në kohët e arta të Milanit.
Në pjesën e dytë, Reali e uli ndjeshëm ritmin e lojës dhe kjo bëri të mundur që qipriotët të kërcënonin madje edhe të shënonin në portën e Kasijasit. Autor ishte Gustavo Manduka, por menjëherë pas rezultatit 2-1, vendasit reaguan. Ronaldo dhe Kajehon realizuan shpejt, më pas Solari ktheu në gol një penallti për APOEL-in, ndërsa Di Maria vulosi shumë bukur rezultatin 5-2.
Në “Stamford Bridge”, Çelsi e pati shumë të vështirë. Benfika zhvilloi një ndeshje të madhe, ndonëse pësoi papritmas gol me penallti në 21’, shënuar nga Lampard dhe mbeti me 10 lojtar 5 minuta para mbylljes së pjesës së parë. Portugezët barazuan në 85’ me anë të Havi Garsisë, por blutë larguan rrezikun me golin e Meirelesin në minutat shtesë.
Tashmë, gjysmëfinalet do të jenë Bajern Mynih-Real Madrid dhe Çelsi-Barcelona. Çifti i parë do luajë në 17 e 25 prill, i dyti më 18 e 24 po të këtij muaji.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›