E Diel, 1 Nëntor 2026

Mubarak: Me Izraelin në fillim paqe, më pas normalizim të raporteve

Vendet arabe do ta njohin Izraelin dhe do t'i normalizojnë marrëdhëniet me shtetin hebre vetëm pasi në Lindjen e Mesme të arrihet paqja gjithëpërfshirëse, deklaroi presidenti egjiptian Hosni Mubarak. Mubarak deklaroi se "përvoja arabe me bisedimet e ndërprera për paqen në fillim të vitit 1991 në Madrid, nuk ishte inkurajuese për të bërë hapa përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin". Në korrik, i dërguari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell, i bëri thirrje vendeve arabe që të bëjnë hapa konkretë për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin."I konfirmova presidentit amerikan Barak Obama gjatë vizitës së tij në Kairo se vendet arabe do ta njohin dhe do t'i normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin, jo para, por vetëm pas vendosjes së paqes gjithëpërfshirëse", deklaroi Mubarak për të përditshmen a-Ahram. I pyetur nëse Egjipti do të marrë pjesë në "ombrellën mbrojtëse" amerikane, që u propozua në korrik nga sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, si përgjigje ndaj Iranit bërthamor, Mubarak u përgjigj se Egjipti nuk do të jetë pjesë dhe nuk do të lejojë trupa ose ekspertë të huaj në territorin e vet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›