Irak, gjashtë të vdekur nga shpërthimi i dy bombave
Të paktën 6 persona kanë gjetur vdekjen kur dy bomba shpërthyen në një të populluar që ndodhej në një lagje me shumicë Shiite të banorëve. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të se hënës në lindje të Bagdadit, bëri të ditur policia irakene. Nga shpërthimet janë plagosur të paktën 18 persona të tjerë. Bombat ishin vendosur në afërsi të restorantit dhe shpërthyen thuajse në mënyrë simultane, saktësoi policia. Një sërë shpërthimesh më bombë, që pas largimit të trupave ushtarake amerikane nga Iraku në fund të qershorit, kanë bërë që forcat irakene të sigurisë të jenë më të përqëndruara në ruajtjen e stabilitetit dhe të jetës së banorëve, për ta mbrojtur popullsinë nga sulmet kamikaze apo të tjera, përgjegjësia për të cilat, kryesisht është marrë përsipër nga grupe ekstremiste sunite të Al Kaeda-s. Disa bomba kanë shpërthyer në Bagdad në afërsi të qytetit Mosul duke patur si target maxhorancen Shiite të popullsisë. Zyrtarët irakenë kanë thënë gjithashtu se ata presin që të ketë edhe të tjera sulme, pavarësisht përpjekjeve për ti reduktuar ato. Kryeministri iraken Nuri al-Maliki ka urdhëruar marrjen e masave më të forta , ndër të cilat edhe ngritjen e mureve, për të mbrojtur dyqanet, ndërtesat publike, dhe lagjet e ndryshme të Bagdadit.