E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka, “Lojtari më i mirë në Botë”

"Më mirë se edhe në ëndrrat e mia" . Mesfushori i Brazilit dhe i Milanit, Riki Kaka, kompletoi një vit të artë duke fituar edhe cmimin "FIFA World Player 2007 (Lojtari më i mirë i vitit) duke fituar 1047 vota nga trajnerët dhe kapitenët e 165 ekipeve të kombëtareve nga e gjithë bota. Pas Kakasë u rendit, talenti i Barcelonës, Lionel Mesi dhe në vend të tretë, Kristano Raonaldo. "Kur isha i ri dëshiroja të luaja me Sao Paolon dhe një ndeshje të vetme me Brazilin. Por zoti dëshironte të më jepte me shumë. Dhe e realizova ëndrrën time".
25-vjecari i cili fitoi gjatë këtij viti edhe cmimet "Topi i artë" dhe lojtari më i mirë i revistës "World Soccer" pohoi: "Është një vit i madh për mua. Kam arritur shumë duke luajtur për Milanin. Nuk ekziston një lojtar i madh pa një skuadër të madhe. Nëse paraqitjet e mia kanë që të larta duhet të falënderoj parasëgjithash shokët e mi, të cilët më kanë ndihmuar për të bërë më të mirën. Në Tokio ishte fitorja e Milanit, jo fitorja e Kakasë", - pohoi braziliani gjatë marrjes së cmimit.
Braziliani Kaka, argjentinasi Lionel Mesi dhe portugezi Kristiano Ronaldo ishin edhe tre më të mirët e një liste prej 30 kandidatësh të nominuar nga FIFA, për të cilët votuan trajnerët e ekipeve kombëtare dhe kapitenët e tyre. Nga Shqipëria votuan ish-trajneri Oto Baric dhe kapiteni i Kombëtares, Altin Lala. Të dy gjatë konferencës së fundit për shtyp, përpara ndeshjes me Bjellorusinë, më 17 nëntor, pohuan se kishin votuar me notën më të lartë për Kakanë.
Kaka udhëhoqi Milanin në fitimin e Ligës së Kampioneve, Superkupën e Europës dhe të dielën në pronësimin e trofeut të Botëorit të Klubeve të zhvilluar në Japoni, ku braziliani fitoi edhe cmimin e futbollistit më të mirë të turneut.
Kaka pohoi besnikërinë ndaj Milanit, duke hedhur poshtë zërat që e shihnin në të ardhmen te Reali i Madridit.
Gjatë ceremonisë "Gala", që u zhvillua në Zurih të Zvicrës, Pele morrin nga presidenti i FIFA-s, Jozef Blater ‘medaljen presidenciale", ndërsa Marta, ylli i kombëtares braziliane për femra, fitoi trofeun "Fifa World Player 2007" në kategorinë e femrave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›