Igli Tare titullar kundër Napolit

Igli Tare më në fund do ta gjejë veten titullar në një ndeshje me skuadrën e Lazios. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare sipas të gjitha gjasave do të fillojë që nga minuta e parë takimin e Kupës së Italisë kundër Napolit, ndeshje kjo që do të zhvillohe të mërkurën me fillim prej orës 20:30 në stadiumin "Olimpico" të Romës. Mediat italiane e rreshtojnë shtatlartin shqiptar në 11-shen startuese ku duket qartë se trajneri Rossi ka vendosur të luajë pa shumë nga titullarët e saj, kjo edhe për faktin se skuadra ka qenë shumë e ngarkuar me ndeshjet në kampionat dhe Ligën e Kampionëve. Kjo do të jetë ndeshja e parë e shqiptarit si titullar në këtë sezon pasi më parë ka luajtur vetëm në katër ndeshje të Serie A si zëvendësues në minutat e fuindit, ndërsa ka shijuar edhe pak minuta edhe në Ligën e Kampionëve.