E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaka: Ronaldinho nuk ka bërë asgjë në tri vite

Përforcimi i verës i Real Madridit, Kaka, në prag të takimit të sotëm me Milanin ka tallur bashkëkombasin e tij dhe ish-bashkëlojtarin te ky ekip, Ronaldinhon.
"Nuk e di se çfarë ka ndodhur me Ronaldinhon që ka ulur performancën e tij, por ka kaluar tre vite pa bërë kurrfarë ndryshimi".
"Ai duhet të rigjejë sërish motivimin për të qenë edhe njëherë lojtari më i mirë në botë. Ronaldinho me top është më ndryshe se gjithë të tjerët. Ai mund ta dërgojë topin kudo që dëshiron. Unë do të doja ta kem atë cilësi", ka thënë Kaka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›