E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rubin Kazani vazhdon të çudisë, mposht Barcelonën

Kampionët e Rusisë befasojnë që në minutën e 2-të duke kaluar në avantazh me anë të Riazantsev, i cili lëshon një predhë që nga jashtë zone.

Në pjesën e parë kampionët e Evropës nuk arritën dot të gjenin rrugën e rrjetës, megjithë disa raste të krijuara. Lionel Mesi në të shumtën e kohës qëndroi në hije, ndërsa Ibrahimoviç gjënë më të mirë që bëri ishte të shpërdoronte.

Me fillimin e pjesës së dytë suedezi arrin të barazojë, duke e kthyer lojën në favor të Barcelonës. Kur pritej që katalanasit të kalonin në avantazh, miqtë nga Rusia godasin sërish, këtë herë me anë të Karadeniz pas një kundërsulmi.

Në minutat e mbetura Barcelona nuk arriti dot të gjente rrugën e rrjetës, duke pësuar humbjen e parë në këtë sezon futbollistik. Rubin Kazani ngjitet në kuotën e katër pikëve, aq sa ka Barcelona dhe Dinamo e Kievit. Ndërkohë që grupi F mbyllet nga Interi me 3 pikë.  

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›