E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qato:Jam përgatitur për sfidën me Liggierin

Boksieri Kreshnik Qato përpara sfidës me boksierin Fabio Liggieri në një prononcim për RTV "Ora News" theksoi se është përgatitur shumë për këtë përballje të tij. "Jam përgatitur fizikisht, nuk kam studiuar shumë gjatë kundërshtarin sepse nuk është pjesë e taktikës sime", theksoi Qato. Ai ka falenderuar promotorin Ylli Ndroqi për mbështetjen që i ka dhënë në çdo sfidë. "Ambicia e tij më bën të mbroj titullin", tha Qato. Boksieri ka premtuar se nuk do të zhgënjejë tifozët e tij.
Sfida Qato-Liggieri do të zhvillohet më 24 tetor në Gjermani. Kreshnik Qato do mbrojë titullin kampion bote në versionin WBF.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›