E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaka "blihet" në Shqipëri 15500 euroBekam u “shit” ne ankand për 8000 euro, ndërsa Ronaldinjo për 5500 euro.“Ultrasi” Vangjeli shpenzoi 25500 euro për tri bluza të Milanit

15 mijë e 500 euro. Kaq ka kushtuar në ankand bluza origjinale e yllit brazilian të Milanit, Kaka, nga një “ultras” i quajtur Arjan Vangjeli, çka ishte edhe shuma më e madhe e paguar gjatë ceremonisë zyrtare për shitjen e bluzave të lojtarëve të Milanit, të cilët morën pjesë në ndeshjen miqësore ndërkombëtare Shqipëri-Milan, të vlefshëm për edicioni e dytë të trofeut “Taç Oil Albania Reads”.
Vangjeli ishte i pangopur, pasi ishte ai që bleu bluzën e ish-kapitenit të Kombëtares angleze, Devid Bekam, në shumën e 8 mijë eurove, fanella e dytë më e shtrenjtë e shitur.

 “Çmenduria” e tij vazhdoi edhe me bluzën e Tiago Silvës, i konsideruar si pasuesi i legjendës Paolo Maldini, për të cilën Vangjeli shpenzoi 2 mijë e 100 euro, ndërkohë që në total shpenzoi 25 mijë e 600 euro. Bluza e Paolo Maldinit edhe pse ai nuk ishte kësaj radhe në Shqipëri u shit 5 mijë e 500 euro, dhe u ble po nga Irgen Selfo.

Ronaldinjos duket se i ka rënë “vlera” në Shqipëri, edhe për faktin se ai vinte për herë të dytë në Tiranë. Bluza e “El Gauchos” u ble nga Irgen Selfo në shumën e 3 mijë e 800 eurove, ky bleu edhe bluzën e Senderosit për 3100 euro. Bluza e të ashprit Gatuzo u ble në ankand çuditërisht nga një femër, Elona Hasanmata: 3 mijë e 300 euro.

“Super-Pipo” u ble nga Maringelen Bundo për 3 mijë euro, ndërkohë që fanella e Patos u pronësua nga Gramoz Taçi në shumën e 2 mijë e 400 eurove. Edhe nështetas italianë morrën pjesë në ankandin e zhvilluar: Berardino Apiçela bleu bluzën e Pirlos (2800 euro), ndërsa Malika Galiani bleu fanellën e Antoninit për 1300 euro. Bluza më e lirë ishte ajo e të panjohurit Bertuçi, e blerë për 400 euro nga Gentian Prifti. 

Çmimet e shitjeve të bluzave në ankand

Kaka            15500
Bekam            8000
Maldini        5500
Ronaldinjo        3800
Gatuzo        3300
Senderos        3100
Inzagi        3000
Pirlo            2800
Pato            2400
Tiago Silva    2100
Shevçenko        1700
Sedorf        1700
Antonini        1300
Mationi         1200
Xhilardino        1100
Zambrota         1050
Jankukovski    1000
Kalac         700
Bertuçi        400
Darmian        400
* Vlerat janë në euro

E Enjte, 14 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›