E Diel, 1 Nëntor 2026

“Il Giornale”: “Ja përse Milanit i pëlqejnë kaq shumë miqësoret në Tiranë”Të gjithë të qeshur, mbi të gjitha administratori i deleguar Adriano Galiani, që kësaj radhe vendosi në arkën milaniste një çek prej 1.5 milionë eurosh

Kur tetorin e kaluar Milani fluturoi në Shqipëri për një miqësore kundër skuadrës së Tiranës, kryeministri Sali Berisha e përcaktoi si ngjarjen më të madhe sportive në historinë e Shqipërisë. Të mbërritur në aeroportin e Tiranës, kuqezinjtë u sulmuan nga një valë e madhe tifozësh: aparate fotografike sa të hajë dreqi, e të gjithë në kërkim të një fotoje kujtimi. Të gjithë të qeshur, mbi të gjitha administratori i deleguar Adriano Galiani, që kësaj radhe vendosi në arkën milaniste një çek prej 1.5 milionë eurosh (plus një shumë prej 200 mijë eurosh që Milani dhuroi për bamirësi). Edhe te marten rituali u perserit: foto, autografe, buzeqeshje, perqafime dhe serish nje cek prej 1,5 milione eurosh te derdhur ne kolonen e hyrjeve te regjistrave financiar tre klubit te rruges Turati. Transfertat shqiptare te Milanit kane pasur nje sponsor kryesor: “Taçi Oil”, nje nga kompanite me te rendesishme te karburanteve, qe ka mundur te sjelle brenda nje kohe te shkurter dy here ne me pak se nje vit yjet kuqezi ne Shqiperi.

Mediat italiane: “Çmenduri tifozësh në Tiranë”

Gazetat italiane e faqet më të mëdha në internet i bën jehonë ndeshjes miqësore ndërkombëtare Shqipëri-Milan, e vlefshme për trofeun “Taç Oil Albania Reads”, të fituar nga klubi italian pas gjuajtjeve të penalltive (5-4), pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 3-3, duke e konsideruar si një miqësore spektakolare. “Golat nga Ronaldinjo e Shevçenko, të cilët në kampionat luajnë shumë, dhe nga i zakonshmi Inzagi, u duartrokitën nga shikuesit në stadium, që kishin mbushur stadiumin “Qemal Stafa” plot në këtë miqësore spektakolare të trupës së Ançelotit”, - shkruan “Quatidiono Net”. Më të mirëpriturit në fushë ishin të rëndët Ronaldinjo e Pato. “Milan fiton dy herë”. Ky ishte titulli i faqes prestigjioze italiane Sportal.it, që thekson: “Një banjë e vërtetë çmendurie për Milanin në Tiranë. Qysh në aeroportin e kryeqytetit shqiptar skuadra e Ançelotit u prit nga një numër i madh mbështetësish lokalë, të cilët treguan dashurinë e tyrë për Kakane më shokë. Të gjithë ishin të kërkuar për të dhënë autografë. Kaka ishte më i kërkuari, së bashku edhe me Devid Bekamin, por dhe Andrij Shevçenkos nuk i kishte rënë vlera. Nuk pa pasur asnjë rëndësi rezultati i këtij takimi, kur shikon gjestin kuptimplotë të Milait e ‘Taçi Oil”, që derdhën 50 mijë euro për projektin ‘Albania Reads’ e UNICEF-in e të njëjtën shifër edhe për fondacionin e fëmijve shqiptarë ‘Domenick Scaglione”.

Mesfushori i Milanit, Rino Gatuzo cittohet nga “Quatidiono Net”: “Shkoi shumë mirë kjo mbrëmje, pasi isha pak i emocionuar, pasi zbrisja në fushë pas pothuajse pesë muajsh, dhe gjithmonë ekziston frika për t’u dëmtuar sërish, por pas vetëm disa minutash lojë krijova besim në veten time dhe gjithçka shkoi mirë”. Në lidhje me aktivizimin e tij në kampionat, Gatuzo u përgjigj: “Mendoj se më mungon akoma autonomia për të luajtur nëntëdhjetë minuta, por megjithatë kjo ndeshje ishte për mua një provë e rëndësishme, fitova më shumë kurajo. Kampionati, nga ana tjetër është diçka tjetër. Jam në dispozicion të skuadrës dhe nëse do të jepja kontributin tim do të isha i lumtur, por sot (të martën) më mungoi akoma ritmi i ndeshjes”. Calciomerkato.com shkruante: “Për trajnerin Ançeloti ndeshje ishte një test i mirë për të parë Gatuson pesë muaj pas këputjeve të ligamenteve, por edhe të vëzhguar sërish në një sfidë Tiago Silvën, e për t’i dhënë një tjetër eksperiencë të riut brazilian Mationi”.

E Enjte, 14 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›