Venger kërkon të marrë Ksabi Alonson
Londër - Arsen Venger është i interesuar të sjellë tek Arsenali disa lojtarë me përvojë pas dështimit të këtij sezoni. Një nga emrat më të përfolur është Ksabi Alonso, për të cilin Liverpuli është i gatshëm ta lërë për 50 milionë euro, shifër kjo e papërballueshme për buxhetin e Vengerit vënë në dispozicion nga klubi.
Alonso është duke kaluar një sezon të mrekullueshëm tek Liverpuli, por trajneri Rafa Benitez është i vendosur për të marrë emra të rinj në merkaton e e verës. Për Alonson interesohen edhe klubet e Realit dhe Juventusit. Merkaton e shkuar italianët ishin shumë afër lojtarit, por Liverpuli nuk pranoi ta lëshonte futbollistin.
Megjithatë, Arsen Venger do të provojë me të gjitha mënyrat për të marrë spanjollin, pasi skuadrës së tij i duhen më shumë emra me përvojë.