E Diel, 1 Nëntor 2026

Riberi arrin një marrëveshje me Realin e Madridit

Madrid - Mediat spanjolle deklarojnë se francezi Frank Riberi ka arritur një marrëveshje me klubin e Realit të Madridit. Gjithçka është konkretizuar midis menaxherit të futbollistit dhe Perezit, i cili pritet të vijë në krye të klubit.

Ky i fundit do të derdhë në arkat e Bajernit të Munihut një shumë prej 50 milionë eurosh. Marrëveshja mes Realit dhe Riberisë është e vlefshme deri në vitin 2014. Një ndikim të madh për transferimin e Riberisë në Madridit thuhet se ka luajtur Zinedin Zidani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›