E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka gjen golin golin ne Venezuele

Lojtari me i mire ne bote per kete vit, Kaka gjeti rrugen e rrjetes ne ndeshjen e pare me Brazilin, ku u rikthye pas mungeses prej 11 muajve. Kaka luajti ndeshjen numer 60 me fanellen e Brazilit dhe shenoi golin e 23-te nderkombetar me kombetaren e tij. Sulmuesi i Milanit ishte frymezuesi i brazilianeve, ne fitoren e thelle, 4-0 ndaj Venezueles. 26 vjecari rrezikoi pas 6 minutave loje dhe shenoi golin e trete per Brazilin. Me fitoren e fundit Brazili kaloi ne vend te dyte, ne zonen e Amerikes se Jugut, me 16 pike, kater pike pas vendit te pare, Paraguajt. Sulmuesi i Mancester Sitit, Robinjo shenoi dy gola per brazilianet ne kete ndeshje, ndersa nje gol tjeter e shenoi sulmuesi i Interit, Adriano. Adriano mori karton te verdhe ne pjese te pare, keshtu qe do te mungoje perballe Kolombise, ne ndeshjen e 15 Tetorit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›