Trofeu "Taci- Oil", Tirana mund Milanin

Tirana- Milan 2-1
Shenues: Xhafaj 35', Muzaka 70'/Ronaldinjo 90'
Ne nje atmosfere festive, stadiumi "Qemal Stafa" i mbushur plot, priti Milanin qe zbriti ne fushe, per te zhvilluar nje miqesore, me ekipin e Tiranes. Kuqezinjte e Karlo Ancelotit dolen me lojtaret me te mire qe kishin ne dispozicion. Nga minuta e pare ishte Abiati ne porte. Ne mbrojtjen kuqezi luanin lojtare te tjere te klasit boteror, si kapiteni Paolo Maldini dhe Emerson, ne mesfushe Klarens Sedorf, Ambrosini e Borrielo, ne sulm Ronaldinjo dhe Inzagi. Perballe Tiranes, Milani ne fillim nuk beri perpjekje te medha per te shenuar, megjithese ndeshja ishte e bukur dhe me emocione. Me nje ekip plot yje, ekipi i Ancelotit krijoi disa raste me ane te sulmuesve kryesore, Ronaldinjo dhe Inzagi. Ne pjesen e pare, Tirana ishte ajo qe luajti dhe e kerkoi me shume golin. Nje rast per Memellin qe nuk shenoi. Me tej Ronaldinjo ne afersi te zones pati nje mundesi te mire, por topi u perplas ne murin e mbrojtjes. Me pare sulmuesi brazilian goditi traun e portes se Nallbanit. Tirana gjen golin me ane te Fjodor Xhafes, pas nje zbritje te shpejte dhe me kete gol lojtaret i drejtohen dhomave te zhveshjes.
Pjesa e dyte
Ne fillim te pjeses se dyte, Tirana nuk ben asnje ndryshim ne formacion, duke vijuar edhe disa minuta me me te miret ne fushe. Milani ka larguar kapitenin, Paolo Maldini, dhe Pipo Inzagin. Sulmuesi ukrainas, Andi Shevcenko, i cili iu bashkua Milanit ne Tirane, pasi ishte i grumbulluar me kombetaren e tij u aktivizua ne pjesen e dyte. Edhe kjo pjese e lojes u zhvillua e qete, pa shume grinte nga ana e Milanit. Italianet pritet te ishin disi me kerkues ne fushe, por per shume minuta tifozet shohin Tirana "show". Lojtaret bardheblu, ndoshta te motivuar me shume nga emri i madh i Milanit, e kishin vleresuar ne maksimum ndeshjen dhe luajten te organizuar, ndryshe nga Milani qe nepermjet cilesive individuale te yjeve nuk arriti dot te gjeje golin e barazimit. Ne minuten e 70-te, lojtari i ardhur kete sezon te Tirana, Gjergj Muzaka, nga 30 metra, ne nje goditje te forte gjeti te papergatitur portierin. Abiati peson golin e dyte. Ne fund te ndeshjes erdhi momenti i Milanit qe me ane te sulmuesit kryesor, Ronaldinjo, shkurton diferencen. Braziliani brenda ne zone gjeti rrugen e rrjetes. Ne fund fishekzjarret i dhane atmosferen e duhur festive ndeshjes. Pavaresisht rezultatit te ndeshjes, prania e Milanit ne Tirane duhet konsideruar nje sukses per futbollin tone dhe vecanerisht per ekipin e Tiranes, qe do ta kete ne histori kete ndeshje. Menjehere pas ndeshjes stafi dhe ekipi i Milanit i eshte drejtuar aeroportit "Nene Tereza" dhe eshte larguar me pas drejt Italise.
Trofeu "Taci Oil"
Milani aktivizoi keta lojtare:Abiati, Dida, Ambrosini, Antonini, Borrelo, Mateo, Ronaldinjo, Favali, Emerson, Flamini, Inzagi, Nesta, Maldini, Pirlo, Sedorf, Shevcenko
Trajner: Karlo Anceloti
Tirana aktivizoi keta lojtare:Nallbani, Abraham, Kcira, Dabulla, Osmani, Lila, Sefa, Memelli, Muka, Devolli, D. Xhafaj, Deliallisi, Sorra, Metani, Rapi. Trajner Zlatko Slihskovic
100.000 Euro
Ishte shuma qe dorezuan drejtuesit e miqesores per Unicef, shume qe do te shkoje ne sherbim te arsimimit ne Shqiperi. Ne pushim te ndeshjes administratori i Milanit, Adriano Galiani dha cekun "100.000 Euro" perfaqesueses se Unicef" ne Tirane, ne prani edhe te Rezart Tacit, i cili organizoi kete ndeshje luksi mes Milanit dhe Tiranes
Ne tribunen "Vip", dhe kryeministri Berisha
Tribuna "Vip" ishte e mbipopulluar nga personalitete te politikes dhe te sportit. Kryeministrit i Shqiperise, Sali Berisha vizitoi ekipin e Milanit, ne momentin e mberritjes. Kreu i qeverise ishte i pranishem edhe ne stadium per te pare ndeshjen. Nderkohe, ministra dhe politikane te opozites ishin ne tribune, per kete ndeshje.
Tifozet, tifo me te dy ekipet
Stadiumi "Qemal Stafa" u mbush plot qe ne fillim. Vetem nje pjese e vogel ne tribunen perkarshi mbeti pa u mbushur kur nisi ndeshja. U pa qarte se ne stadium dominonin tifoze me fanellat e Milanit. Te gjithe duartrokiten shenimin e golave te Tiranes, por edhe te Ronaldinjos ne fund te ndeshjes. Nje miqesore e vertete.
Nesta - Muka, rikthim ne te njejten kohe
Mbrojtesi Alesando Nesta dhe kapiteni i Tiranes Devi Muka u rikthyen njekohesisht ne fushe, ne miqesoren e dites se djeshme, pasi qendruan per nje kohe te gjate jashte fushave te lojes. Muka u aktivizua qe nga minuta e pare, ndersa Nesta ne pjese te dyte. Muka te Tirana dhe Nesta te Milani luajne rol te rendesishem ne ekipet e tyre respektive. Ata kane kohe qe nuk aktivizohen per shkak te problemeve te demtimit.
Nallbani demton Inzagin e sapokthyer
I pafat sulmuesi i Milanit, Filipo Inzagi, i cili u demtua ne miqesoren e mbremshme ne Tirane. Inzagi rikthehet pasi qendroi per nje kohe te gjate jashte fushes, por ne pjese te pare ne nje aksion te Milanit Inzagi perplaset me portierin Blendi Nallbani dhe demtohet. Ai nuk u aktivizua ne pjese te dyte, pasi eshte nenshtruar ne dhomat e zhveshjes per te pare nese demtimi ishte apo jo serioz. Gjithsesi, ne momentin e demtimit kishte tifoze ne stadium, te cilet e kaluan me humor kete moment, duke thene se nderhyrja e Nallbanit ishte e qellimshme, sepse "Inzagi, la Juven para disa sezoneve per Milanin dhe portieri i Tiranes njihet per simpatine ndaj ekipit tjeter italian." Gjithsesi nderhyrja e rende e Nallbanit nuk eshte pritur mire nga stafi i ekipit te Milanit.