E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka, sot prezantimi me Realin

Kaka mund te mos kete ende nje numer tek Reali i Madridit, por kjo nuk i ka ndalur tifozet qe te blejne fanellat me emrin e tij. Sipas medieve spanjolle klubi i Realit ka shitur mbi dy mije fanella te Kakas, ende pa u prezantuar lojtari ne ekip. Ne fanellat e shituara nuk ka pasur asnje numer, pasi ai ende nuk eshte prezantuar zyrtarisht, gje qe pritet te realizohet gjate mbremjes se sotme. Fanella dhe emri i Kakas kushtojne 89 euro per cdo tifoz te interesuar. Akoma nuk jane shtuar fanella me emrin e Kristiano Ronaldos. Sakaq, per portugezin behet e ditur se dita e prezantimit do te jete me vone, rreth dates 6 korrik. Portugezi po mbyll nje faze riaftesuese dhe pritet te bashkohet me yllin brazilian, me stervitje gjate javes se ardhshme. Reali i Madridit ka zyrtarizuar edhe blerjen e trete, Raul Albiol, i cili nuk pritet te konkurroje me dy yjet e tjere per shitjen e fanellave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›