E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka, tifoz i Gerrardit

Në prag të ndeshjes miqësore mes Brazilit dhe Anglisë në Doha të shtunën, mesfushori i Real Madridit, Leite Kaka ka lavdëruar kundërshtarin dhe beson se anglezët janë konkurrentë për të fituar Kampionatin botëror 2010.

Ai po ashtu ka veçuar kualitetin e futbollistëve të Premierligës e në veçanti kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard ndaj të cilit ka adhurim të fuqishëm. Fatkeqësisht, Kaka dhe Gerrard nuk do të mund të përballen me njëri-tjetrin pasi ylli i Liverpoolit është duke u rikuperuar nga një lëndim dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit të Fabio Capellos.

Anglia gjithmonë ka pasur futbollistë të fuqishëm dhe jam tifoz i madh i Steven Gerrardit, tha Kaka për të përditshmen angleze The Guardian. Ai ka zemrën e një luani dhe është ikonë e një futbollisti modern, shtoi ai.

Ish ylli i Milanit beson se Anglia mund të fitojë Kampionatin botëror vitin e ardhshëm, por sikurse çdo ekipi tjetër i nevojitet fat për ta realizuar këtë. Kampionati botëror është garë ku gjithçka duhet të shkojë në favor tuajin. Futbollistët duhet të jenë në formë të mirë, vendimet duket të shkojnë në favor tuajin si dhe detajet si kartonët e kuq që mund tju kushtojnë shtrenjtë. Nuk dyshoj se Anglia mund të fitojë, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›