E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja në Estoni, sot pasdite stërvitje

Aventura estoneze e kombëtares komplikohet nga i ftohti i madh që ka pushtuar ish-Republikën e Bashkimit Sovjetik. Kuqezinjtë u janë përgjigjur urdhrave të trajnerit Josip Kuzhe për grumbullimin në kryeqytetin estonez, Talin ku do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me kombëtaren vendase të shtunën, me 14 nentor.
Por me të zbarkuar në tokën estoneze, kuqezinjtë janë përballur me të ftohtin dhe deborën e madhe që ka pllakosur gjithë vendin prej disa ditesh.
Moti i ashpër ka ndikuar edhe në ndryshimin e plan-programit të kombëtarës sonë.
Sot do të zhvillohet vetëm një stërvitje pasdite, nga dy ishin planifikuar për shkak të të ftohtit të madh.
Estoni -Shqipëri do të luhet të shtunën në orën 15 ndëras kompanitë e basteve favorizojnë estonezet, por me një diferencë të vogël pikësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›