E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson dënohet për katër ndeshje

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është dënuar për katër ndeshje lidhur me komentet e bëra për kondicionin fizik të gjyqtarit Alan Wiley. Federata e Futbollit e Anglisë ka suspenduar 67 vjeçarin për katër ndeshje, dy prej të cilave do ti mbajë me kusht deri në fund të sezonit 2010-2011.

Ferguson është gjobitur me 20 mijë funta dhe është paralajmëruar për sjelljet e tij në të ardhmen. Ai kishte kritikuar formën fizike të gjyqtarit Wiley, pas barazimit 2-2 me Sunderlandin më 3 tetor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›