E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka zgjodhi klubin e gabuar

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Daniel Alves ka hedhur kripë mbi plagët e Real Madridit duke thënë se bashkëkombësi i tij brazilian, Leite Kaka iu bashkua klubit të gabuar gjatë verës së vitit të kaluar.

Ish-mesfushori i Milanit është kritikuar ashpër pas eliminimit të gjigantit madrilen nga Liga e Kampionëve. Alves, i cili kaloi në Barcelonë në vitin 2008 nga Sevilla, ka theksuar se Kaka ndoshta do të duhej t’i bashkohej atij në Nou Camp, në vend se të jetë pjesë e revolucionit të Florentino Perezit në kryeqytetin spanjoll.

“Mendoj se Kaka gjendet në klubin e gabuar. Në Milan ai luajti për ekipin, por kjo nuk mund të ndodhë në Madrid. Ata kanë blerë shumë futbollistë të rëndësishëm dhe secili do të mundohet të marrë hapësirën e tjetrit. Kaka nuk luan në pozitën e tij të preferuar, gjërat janë të komplikuara dhe sigurisht se presioni është i madh”, tha Alves gjatë një interviste me të përditshmen sportive italiane, Gazzetta dello Sport.

Alves ka krahasuar filozofinë braziliane me atë të Barcelonës duke insistuar se Kaka do të ishte përshtatur më tepër në stilin e lojës së gjigantit katalan. “Në Brazil ne zhvillojnë lojë kolektive, diçka që ndodh në Barcelonë, por jo në Real Madrid. Do të kishte qenë më mirë nëse do të kishte ardhur këtu te ne”, u shpreh Alves.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›