E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrioti fiton kryendeshjen

Kastrioti e ka fituar kryendeshjen e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Klubi ferizajas e ka mposhtur Besa Famiglian me rezultat 28:25.

Edhe në pjesën e parë, vendësit ishin në epërsi, kryesisht +3 gola. 30 minutat e parë përfunduan me rezultat 13:10.

Prishtina po ashtu fitoi me 3 gola avantazh, 31:28, në përballje me Kosovën e Vushtrrisë. Bardhekaltrit (29 pikë) mbeten në hap me kryesuesin Kastrioti, i cili prin në tabelë me 30 pikë.

Superliga

Java e 17-të
Trepça – Vëllaznimi 33:34
Kastrioti – Besa Famiglia 28:25
Prishtina – Kosova 31:28
Drenica – Rahoveci nuk u zhvillua

Tabela ND PI
1. Kastrioti 16 30
2. Prishtina 17 29
3. Besa F. 16 22
4. Vëllaznimi 16 16
5. Trepça 17 14
6. Kosova 17 11
7. Drenica 16 8
8. Rahoveci 15 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›