Kapshticë, 2933 emigrantë u kthyen në Greqi
Në pikën kufitare të Kapshticës pranë Korcës, situata është normale. Nuk ka radhë emigrantësh në tokën shqiptarë në pritje për të hyrë në Greqi. Në 24 orët e fundit kanë dalë nga Shqipëria 2933 emigrantë.
KAPSHTICE- Situata paraqitet normale në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, edhe pse është shtuar numri i udhëtarëve, kryesisht emigrantë shqiptarë, të cilët po kthehen përmes saj në Greqi. Policia kufitare e doganës së Kapashticës bën të ditur se brenda 24 orëve të fundit, në këtë pikë kufitare janë regjistruar në dalje për në Greqi 2933 persona dhe 747 mjete.
Aktualisht Policia kufitare shqiptare po punon me 6 sportele, ndërsa pala greke me 4 sportele. Falë punës me ritme të kënaqshme në të dy anët e Doganës së Kapshticës, emigrantët nuk po përballen me vonesa, pritje apo bllokim të lëvizjeve ndërkufitare, ç'ka po lehtëson kthimin e tyre në Greqi, në kushtet e një moti të ftohtë dhe me reshje shiu.
(s.g/BalkanWeb)