E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavije/ Doganieret greke paralajmerojne greve 48-oreshe

Doganierët grekë, në të gjitha pikat kufitare tokësore dhe detare që lidhin Shqipërinë me vendin fqinj, kanë paralajmëruar një tjetër grevë 48 orëshe, duke filluar nga nesër në orën 07.00 të mëngjesit.

Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit për Qarkun e Gjirokastrës bëri të ditur të hënën se "prej orës 07.00 të ditës së martë deri të enjten në mëngjes, të gjithë punonjësit e doganës greke nuk do të procedojnë me shërbimet doganore për mjetet motorike, në shenjë proteste për reformat që ka ndërmarrë qeveria greke për shkurtimin e vendeve të punës në këtë sektor".

Të njëjtat burime shprehen se dogana greke do të trajtojë vetëm këmbësorët dhe rastet e urgjencave, që do të kalojnë në këtë hark kohor përmes pikave doganore, ndërkohë që automjeteve do t'u duhet të presin përfundimin e grevës.

Në prefekturën e Qarkut të Gjirokastrës, në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë, dy pika të kalimit kufitar, ajo e Kakavijes, rreth 30 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në drejtim të jugut dhe e "Tre Urave", që ndodhet rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit, në drejtim të perëndimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›